De Ligt afër marrëveshjes për rinovimin me Juventus

Matthijs de Ligt me shumë gjasë do të vazhdojë qëndrimin te Juventus.

Sport

17/05/2022 08:46

Qendërmbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt pritet të vë firmën e tij në një kontratë të re me Juventus.

Pas largimit të Giorgio Chiellini, De Ligt pritet të jetë nga pikat kyçe të mbrojtjes ‘Biankoneri’.

Raportime të ‘Sky Sport’ bëjnë të ditur se lojtari është në bisedime të avancuara për të nënshkruar kontratën e re, përcjell lajmi.net.

Holandezi pritet të zgjasë qëndrimin e tij në Torino së paku deri në vitin 2026.

De Ligt vinte te Juventus nga skuadra e Ajax dhe duket se do të jetë aty për një periudhë të konsiderueshme. /Lajmi.net/