De Laurentis thumbon Barcelonën: Ata nuk kanë para ta blejnë Koulibalyn

Aurelio de Laurentis e ka thumbuar skuadrën e Barcelonës në lidhje me pretendimet e saj në lidhje me blerjen e Kalidou Koulibaly.

Sport

20/05/2022 15:05

Sipas presidentit të Napolit, “blaugranat” nuk kanë mundësi që ta blejnë asnjë lojtar, pasi janë keq financiarisht.

Sipas tij, ata nuk kanë fonde të mjaftueshme as për senegalezin pasi kjo do t’ua rëndonte edhe më shumë gjendjen financiare klubit, transmeton lajmi.net.

“Barcelona nuk mund ta blejë askënd. Ata nuk mund të nënshkruajnë me Koulibaly sepse nuk kanë para”, tha ndër të tjera ai.

Katalunasit shprehën dëshirën për ta pasur në skuadër lojtarin që prej ardhjes së Xavi Hernandezit në krye të skuadrës. /Lajmi.net/