De Jongi i lumtur me synimet e Barcelonës: Nëse fitojmë tre tituj në Spanjë, është fantastike

Pas eleminimit nga UEFA Champions League që në fazën e grupeve e më pas në raundin e 1/16-ve, të UEFA Europa Leauge nga Manchester United, tashmë të vetmit trofe të mbetur për Barcelonan janë La Liga dhe Kupa e Mbretit. Për mediat, “tulipani” i mesfushës “katalanase”, Frenkie de Jong u shpreh se edhe pse pas…

Sport

11/03/2023 10:13

Pas eleminimit nga UEFA Champions League që në fazën e grupeve e më pas në raundin e 1/16-ve, të UEFA Europa Leauge nga Manchester United, tashmë të vetmit trofe të mbetur për Barcelonan janë La Liga dhe Kupa e Mbretit.

Për mediat, “tulipani” i mesfushës “katalanase”, Frenkie de Jong u shpreh se edhe pse pas eleminimit nga garat Evropiane, nëse Barcelona arrin të fitojë të tre trofetë në Spanjë do të ishte diçka e jashtëzakonshme, me “blaugranat” që arritën të fitonin trofeun e parë, Superkupën e Spanjës, në fillim të këtij viti.

“Nëse fitojmë tre tituj në Spanjë, do të jetë një sezon i jashtëzakonshëm pasi mundëm skuadra të mëdha si Real Madrid dhe Atlético .

Por në garat evropiane, Barça duhet të performojë shumë më mirë, dhe ne e dimë këtë.

Prisja që ne të shkonim shumë më tej në Ligën e Kampionëve, por dy vitet e fundit kanë qenë të tmerrshme, sepse nuk u kualifikuam nga grupi i Champions League dhe u zbritëm në Europa League. Duhet të përpiqemi për më shumë na lejon skuadra, sidomos këtë vit.

E dimë që ishte faji ynë dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm rezultati të jetë më i mirë”,- tha në fjalët e tij, Frenkie de Jong.