De Gea e do Iniestan në Manchester
David de Gea e ka shprehur dëshirën që në Manchester United të luajë bashkë me yllin e Barcelonës, Andres Iniesta. Portieri spanjoll do ta sillte me dy duart në Old Trafford mesfushorin spanjoll.

Sport
David de Gea ka zbuluar se do të donte të luajë me yllin e Barcelonës, Andres Iniesta në Manchester United, duke e pranuar se ai është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.
Portieri spanjoll ka thënë se, nëse klubi është në gjendje ta transferojë ndonjë lojtar të madh, ai do të ishte gjashtë herë fituesi i La Ligas.
“Nëse do t’i kisha milionat, do ta blija Iniestan. Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në botë. Ka karakter, kualitet dhe gola. Ai ka gjithçka”, deklaroi De Gea për Movistar.
United janë në kërkim të një mesfushori ofanziv, ndërsa Toni Kroos e Kevin Strootman pëlqehen nga trajneri i ri, Louis Van Gaal.
Gjithashtu, një ditë më parë De Gea thoshte se do ta donte në Old Trafford mesfushorin tjetër të Barcelonës, Cesc Fabregas.