De Bruyne për lëndimin: Isha i thyer mentalisht

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, humbi më shumë se gjysmën e sezonit me Manchester City, duke vuajtur nga një lëndim në gju.

Sport

18/05/2019 23:40

Kevin De Bruyne ia doli që të luante në ndeshjen finale të Kupës FA, ku arriti edhe të shënonte, si dhe të asistonte për shokët e skuadrës.

Lojtari është ndjerë shumë i lumtur që kishte mundësi të kthehej për këtë ndeshje, duke shpjeguar edhe ato që ndjente gjatë lëndimit.

Ai ka bërë të ditur se ishte i thyer mentalisht kur pësoi lëndimin e dytë, menjëherë pasi u kthye nga dëmtimi i parë që e mbajti mbi 10 muaj larg fushave.

“Ndjihem i nderuar. Pas dëmtimit kundër Tottenham, isha mentalisht i thyer” ka thënë De Bruyne për ‘BBC Sport’, transmeton lajmi.net.

“Pesë lëndime në një vit janë shumë. Por pas disa ditësh, unë isha gati të kthehem me skuadrën dhe t’i ndihmoja ata të fitojnë titullin dhe ndeshjen finale sot” ka thënë tutje super mesfushori.

“Ndihem i bekuar që po e mbyll sezonin në këtë mënyrë dhe se iu tregoj të gjithë që unë jam akoma me shpresën e njëjtë. Sezoni tjetër do të jetë më i mirë” ka thënë ndër të tjerash belgu.

Mungesën e gjatë të De Bruyne, e kishte mbuluar shumë  mirë Bernardo Silva gjatë gjithë sezonit, duke bërë që City ta kalonte ‘me lehtësi’. /Lajmi.net/