De Bruyne nis bisedimet për kontratën e re pasi të përfundohet sezoni
Kevin De Bruyne ka vendosur të hap negociatat mbi kontratën me Manchester City pasi të ketë përfunduar sezoni i stërzgjatur.
Sport
Mesfushori, i cili do të jetë 29 vjeç muajin e ardhshëm, pranoi në fundjavë se ai mund të duhet të marrë parasysh të ardhmen e tij nëse mbetet në fuqi ndalimi dy vjeçar në Ligën e Kampionëve për Cityn.
City vazhdimisht u ka përsëritur lojtarëve të tyre që vendimi i UEFA-s do të rrëzohet pas një ankese në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, përcjell lajmi.net.
Sportsmail zbuloi në mars se kampionët e Premierligës ishin të gatshëm të uleshin me De Bruyne për të diskutuar kushtet e reja.
Shefat e klubit mbeten me shpresë për të mbajtur një lojtar që ata e shohin si kapiten pasi të largohet David Silva.
De Bruyne ka hedhur poshtë propozimet për t’u larguar nga stadiumi ‘Etihad’, me Real Madrid dhe Paris Saint-Germain në mesin e atyre që vëzhgojnë situatën e tij. /Lajmi.net/