De Bruyne: Liga e Kombeve nuk është e rëndësishme

Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne beson se ky kompeticion nuk është i rëndësishëm dhe se ato ndeshje vazhdojnë të jenë si miqësoret në fund të sezonit.

Sport

30/05/2022 11:17

Sezoni ka përfunduar në të gjitha ligat kryesore evropiane, por për shumë lojtarë pushimet verore nuk kanë ardhur ende.

Pavarësisht se këtë vit Kupa e Botës luhet ndërmjet nëntorit dhe dhjetorit, lojtarët më të mirë nga çdo vend (sipas trajnerëve të tyre) nuk përjashtohen nga skuadrat e tyre përkatëse këtë javë, pasi ka angazhime të UEFA-s në Ligën e Kombeve.

Ky kompeticion, i cili do të nisë edicionin e tretë këtë javë, është kritikuar shumë që nga fillimi i tij, transmeton lajmi.net.

E, së fundmi që iu bashkua këtyre kritikave ka qenë De Bruyne, duke thënë se nuk është e rëndësishme për atë.

“Lojtarët nuk mund ta ndryshojnë atë. Unë nuk e pres me padurim, se Liga e Kombeve nuk është e rëndësishme për mendimin tim. Është ende një lloj miqësore, pasi të gjithë kanë luajtur një sezon të vështirë. Mund të themi se duam më shumë qetësi, por nuk do të ndryshonte asgjë,” shpjegon ai.

Megjithatë, kjo nuk do t’i lirojë ata nga përgjegjësitë e tyre. “Pasi në terren do të bëjmë atë që duhet të bëjmë”, përfundon ai.

Belgjika do të përballet me Holandën (3 qershor), Poloninë (8 dhe 14 qershor) dhe Uellsin (11 qershor)./Lajmi.net/