De Bruyne gati të rinovojë kontratën me City

Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne, është afër të rinovojë kontratën me klubin nga Manchesteri.

Sport

03/01/2021 08:06

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, negociata ndërmjet Kevin De Bruyne dhe Manchester City po shkojnë në drejtimin e duhur, transmeton lajmi.net.

Madje, sipas tij, negociatat nuk përfshijnë agjentin e belgut, por vet lojtarin. 29 vjeçari ka marrë përsipër vet të negociojë me klubin, dhe duket se rinovimi do të jetë afër për kapitenin e “Citizens”./Lajmi.net/