De Bruyne flet për situatën e tij te Man City

Ylli  i Manchester City, Kevin De Bruyne ka folur pë situatën e tij te Manchester City.

Sport

07/02/2020 23:41

Mesfushori belg është një nga lojtarët më të mirë në skuadrën kampione të Premierligës, nëse jo më i miri. Ky sukses i tij duket se ka ardhur edhe nga jeta e tij jashtë futbollit.

KDB është shprehur se është shumë i lumtur në Mançester dhe se edhe familja e tij kalon kohë të mirë aty.

“Ndihem rehat këtu, sepse jam i lumtur. Luaj në një nga skuadrat më të mira në botë, një nga ligat më të mira në botë, dhe familja ime është përshtatur, fëmijët janë të lumtur. E bën më të rehatshme” ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.

“Nëse një nga këto gjëra nuk do të ishte në vendin e duhur, do të kishte stres, por unë nuk kam atë stres për momentin. Ndihem i relaksuar dhe ndihem se mund të fokusohem në atë që kam nevojë të bëj, për të qenë gati” ishin fjalët e yllit belg.

De Bruyne ka shkëlqyer me fanellën e Manchester City, dhe nën urdhrat e Pep Guardiola është lideri i kësaj skuadre. /Lajmi.net/