De Bruyne: Bernardo është thelbësor për ne, shpresoj se do të qëndrojë

Kevin de Bruyne ka folur në lidhje me largimin e mundshëm të Bernardo Silvas. Këtë merkato Bernardo mund të largohet nga Manchester City. Mesfushori portugez është i lidhur me një transferim te Barcelona, transmeton lajmi.net. Së fundmi lidhur me largimin e mundshëm të tij ka folur ylli i ‘Citizens’, Kevin de Bruyne. “Për mendimin tim,…

Sport

15/08/2022 16:12

Kevin de Bruyne ka folur në lidhje me largimin e mundshëm të Bernardo Silvas.

Këtë merkato Bernardo mund të largohet nga Manchester City.

Mesfushori portugez është i lidhur me një transferim te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Së fundmi lidhur me largimin e mundshëm të tij ka folur ylli i ‘Citizens’, Kevin de Bruyne.

“Për mendimin tim, mendoj se ai do të qëndrojë këtu këtë sezon, kështu që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Bernardo (Silva) është thelbësor për ne, shpresoj se ai mund të qëndrojë. Ai e di që këtu e duan shumë”, u shpreh belgu.

Bernardo po pëlqehet shumë nga trajneri i Barcelonës, andaj mund të kalojë së shpejti në ‘Camp Nou’./Lajmi.net/