Një person i dyshuar për “vrasje në tentativë” është vetëdorëzuar në polici në Skenderaj, lidhur me një rast të ndodhur më 9 mars 2026 në rrugën “28 Nëntori”.
Sipas njoftimit, më 20 mars 2026 i dyshuari, mashkull kosovar, është paraqitur në polici ku ka dorëzuar edhe armën që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës, raporton lajmi.net
Pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/