Statistika shqetësuese: Dhjetëra aksidente dhe mijëra gjoba në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 55 aksidente trafiku, një bilanc që vazhdon të ngrejë shqetësime për sigurinë në rrugë. Prej tyre, 22 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 33 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paralelisht me këtë situatë, autoritetet kanë intensifikuar kontrollet në trafik, duke shqiptuar…
Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 55 aksidente trafiku, një bilanc që vazhdon të ngrejë shqetësime për sigurinë në rrugë. Prej tyre, 22 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 33 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paralelisht me këtë situatë, autoritetet kanë intensifikuar kontrollet në trafik, duke shqiptuar 2,294 gjoba ndaj shkelësve të rregullave rrugore.
Ndërkohë, edhe në aspektin e sigurisë, janë ndërmarrë masa konkrete: 20 persona janë arrestuar, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit. /Lajmi.net/
