De Biasi ka një lajm fantastik për tifozët e Kombëtares

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se kontrata e tij me ekipin kuqezi është vazhduar automatikisht pas kualifikimit në Euro 2016.

Sport

13/10/2015 09:52

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi do të vazhdojë të mbetet në detyrë.

Ai ka konfirmuar se kontrata e tij me ekipin kuqezi është vazhduar automatikisht pas kualifikimit në Euro 2016.

“Marrëveshja është vazhduar automatikisht në rast të kualifikimit, por do të kemi kohë që të bisedojmë dhe të intervenojmë”, deklaroi De Biasi.

“Nuk do të jetë një problem. Kurse, Kryeministri Rama më ka thënë se është i gatshëm të ma konfiskojë pasaportën italiane për të më mbajtur në Tiranë”, u shpreh ai.