De Biasi e tepron: Për shqiptarët unë jam…
Trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni de Biasi ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane "Blick".

Sport
De Biasi e dha intervistën nga qyteti ku po qëndron aktualisht, në Koneljano. Ai ka treguar shumë gjëra rreth vetes, si ndihet në Shqipëri dhe sesi trajtohet nga ana e tiofozëve kuq e zi. I pyetur sesi e kishte fituar shtetësinë shqiptare, De Biazi me batuta tregoi se kishte fituar tejet simpatinë e shqiptarëve.
“Për shqiptarët unë jam Zoti”, ka thënë me batutë 59 vjeçari italian që drejton përfaqësuesen shqiptare të futbollit.
“Kur eci rrugëve të Tiranës njerëzit çuditen dhe janë të habitur sesi ka mundësi që unë eci vetëm pa truprojë rrugëve të kryeqytetit. Ata çuditen pasi janë mësuar nga diktatura që njerëzit publikë t’i shohin vetëm në televizior”, tha De Biasi.
Por ai shtoi se në Koneljano ku qëndron aktualisht ishte thjesht Gianni dhe asgjë më shumë. Gjatë shkrimit, De Biazi i shëtiti gazetarët përgjatë qytetit të Koneljanos duke i treguar vreshtat, ullinjtë, por edhe shtëpinë e tij. Në fund De Biazi mbylli me batutë dhe humor teksa tha se: “Shqipëria do të fitojë pasi nga aty vijnë Obeliksi dhe Asteriksi’.