De Biasi e pranon se ka refuzuar Palermon
Gianni de Biasi ka pranuar edhe një herë që ka pasur oferta nga skuadrat italiane.

Sport
Trajneri italian ka qenë afër lënies së bankinës së Kombëtares Shqiptare, kur për të interesim shprehte Palermo.
60 vjeçari ka dhënë së fundmi një intervistë për “Tuttomercatoweb”, ku mes të tjerave është pyetur edhe për bisedimet me Palermon.
“Kam folur dy herë me Zamparinin, por nuk doja ta lija Shqipërinë, pasi nuk ishin kushtet e duhura”, ka deklaruar De Biasi./Lajmi.net/