De Biasi: E dua këtë kundërshtar në Euro 2016

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi dëshiron të takohet me Italinë në fazën e grupeve në Euro 2016.

Sport

15/10/2015 17:54

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, është kthyer në Itali, për të rrëfyer suksesin e tij historik me kombëtaren shqiptare.

De Biasi ka hapur dyert e shtëpisë së tij për “La Tribuna di Treviso” ku së pari shpreh dëshirën për të pasur në grup në Francë, Italinë, përcjell “IndeksOnline.net”.

“Do të isha i lumtur nëse në grup na bie me Italinë sepse do të ishte një ndeshje mes njerëzve të afërt dhe më pas Italia është kombëtarja e dytë e shqiptarëve. Le të themi që shqiptarët do të kishin edhe një tjetër shans për të bërë tifo edhe pas fazës së grupeve”, ka thënë De Biasi për gazetën e Trevisos.