David Silva lë Lazion në pritje, po mendon për Juventusin
Zyrtarizimi i David Silva te Lazio po vonon.
Sport
Tash e disa javë flitet për transferimin e David Silva te skuadra nga Serie A, Lazio, por konfirmimi vazhdon të mungojë.
Mediet italiane raportojnë se lojtari nuk është përgjigjur në telefonatat e fundit nga Lazio, përcjell lajmi.net.
Këto kanë shtyrë thashethemet se ai është duke shqyrtuar edhe opsione të tjera, përfshirë këtu skuadrën e Juventus.
Ditët e fundit kanë qenë pa ndonjë progres në negociatat mes Lazio dhe Silva.
Spanjolli ka konfirmuar se do të largohet nga Man City dhe është lojtar që mund të transferohet me parametra zero. /Lajmi.net/