David Luiz do të largohet nga Arsenali
Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz do të largohet nga “The Gunners” në fund të sezonit.
Sport
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze, “Daily Mail” dhe “The Athlethic”, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave, Luiz ia ka kumtuar lajmin klubit dhe pas një mbledhje me bordin ditën e sotme, është vendosur që braziliani do të largohet në fund të sezonit.
Sipas gazetarit të “The Athletic”, David Ornstein, Luizit nuk i është ofruar një marrëveshje e re dhe edhe nëse do ti ofronin një gjë të tillë, 34 vjeçari nuk do të pranonte, pasi qëllimi i tij ishte të largohej./Lajmi.net/
David Luiz leaving Arsenal at end of season. 34yo told club today + they agreed. #AFC had not offered new deal & even if they did the Brazil int’l defender wouldn’t have signed as decision had been made to go @TheAthleticUK @SamiMokbel81_DM 1st off mark ? https://t.co/W00EY5VOlS
— David Ornstein (@David_Ornstein) May 14, 2021