Dasma e dytë në BBVA 5, Mateo dhe Brikena i japin “fund” beqarisë

Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania banorët morën një zarf të veçantë, të cilin e lexoi Selin. Me entuziazëm të madh, ajo shpërtheu: “Banorë, pas një propozimi nga Mateo, ku Brikena tha ‘po’, Vëllai i Madh ju jep mundësinë të organizoni dasmën e dytë të këtij edicioni. Dasma do të zhvillohet sonte në mbrëmje!” Megjithatë, në…

ShowBiz

06/04/2026 14:15

Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania banorët morën një zarf të veçantë, të cilin e lexoi Selin.

Me entuziazëm të madh, ajo shpërtheu: “Banorë, pas një propozimi nga Mateo, ku Brikena tha ‘po’, Vëllai i Madh ju jep mundësinë të organizoni dasmën e dytë të këtij edicioni. Dasma do të zhvillohet sonte në mbrëmje!”

Megjithatë, në videon e postuar në Instagram nga BBVA, u vunë re reagime të ndryshme.

Brikena nuk tregoi asnjë emocion dhe nuk buzëqeshi, ndërsa Mateo dukej shumë i lumtur.

Selin, përkundrazi, shpërtheu në gëzim dhe u duk tepër e emocionuar.

Komentet e shikuesve nuk munguan; disa shkruanin se Brikena nuk po duket se dëshiron të martohet, ndërsa të tjerë shprehën me shaka se Selin u gëzua më shumë sesa vetë Brikena.