“Dashuria më e madhe e jetës” – Gjesti flet për Diellzën, tregon nëse është ndarë me të
Pasi në “Prime-in” e kaluar u shfaq deklarata e Xhenetës dhënë për Gjestin, raporti i këtij të fundit me Eglin është acaruar për disa ditë. Sonte, situatat e krijuara gjatë këtyre ditëve janë diskutuar mes banorëve. Gjesti ka folur për letrën e shkruar për Ditën e Shën Valentinit. Ai e pranoi që letrën ia ka…

ShowBiz
Pasi në “Prime-in” e kaluar u shfaq deklarata e Xhenetës dhënë për Gjestin, raporti i këtij të fundit me Eglin është acaruar për disa ditë.
Sonte, situatat e krijuara gjatë këtyre ditëve janë diskutuar mes banorëve.
Gjesti ka folur për letrën e shkruar për Ditën e Shën Valentinit.
Ai e pranoi që letrën ia ka dedikuar Diellzës, ish-të dashurës së tij. Ai ka pranuar që nuk janë më bashkë, por ndihet shumë në borxh për të gjitha gjërat që ajo ka bërë për të.
Po ashtu, ka thënë se nuk është më i dashuruar me të.