Dashuria do t’u hapë derën këtyre shenjave, ja ç’parashikojnë yjet për ditën e sotme

A do keni përparime në dashuri sot? Ja çfarë thotë horoskopi...

Fun

24/10/2021 09:18

Dashi
Për ndjenjat është një ditë pozitive, një miqësi mund të rezultojë të jetë diçka më shumë. Në punë, megjithatë, nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me atë që bëni, shikoni për një alternativë tjetër.

Demi
Në dashuri, Hëna është interesante dhe Afërdita e favorshme për Demat. Për miqësinë, të rinj interesantë futen në jetën tuaj. Në punë ka shumë intensitet, megjithatë ose nuk keni atë që dëshironi ose duhet të bëni një ndryshim së shpejti.

Binjakët
Në dashuri do të ketë një rikuperim të fortë në çështjet sentimentale, pas një periudhe të vështirë që keni kaluar. Në punë dhe jo vetëm, mos e humbni besimin në aftësinë për të arritur qëllimet dhe objektivat tuaja pavarësisht peripecive që duhet të kaloni. Mbani lart optimizmin.

Gaforrja
Ditë perfekte në dashuri për të realizuar diçka të rëndësishme me partnerin/en. Ndjenjat që keni investuar për kthimin në një dashuri të vjetër, ndoshta po funksionojnë sepse diçka nga e kaluara po rikthehet afër jush. Me punën e re që po vjen, ju po përjetoni një gjendje ekzaltimi duke pritur që më në fund të shihni rezultatet.

Luani
Fundjavë e rëndësishme për dashurinë, i këshilloj zemrat e vetmuara të hedhin sytë përreth. Në punë, përkundrazi, hidhuni në ndonjë projekt krijues, do ta fitoni pa siklet.

Virgjëresha
Në dashuri nuk ndiheni plotësisht të qetë dhe kjo ju vë nën presion. Nga ana tjetër në punë dëshironi të jeni vetëm sepse njerëzit që ju rrethojnë nuk janë të duhurit për të realizuar projektet që keni në mendje.

Peshorja
Për ndjenjat është një moment pozitiv, nëse jeni beqar përpiquni të zgjeroni rrethin e të njohurve tuaj. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të delegoni disa gjëra, fundja nuk mund të bëni gjithçka vetëm!

Akrepi
Dielli në shenjën tuaj jep këshilla të mira dhe njëfarë sharmi, përfitoni! Në punë, nga ana tjetër, kushtojini vëmendje marrëdhënieve që keni me persona që ju kanë krijuar probleme në të shkuarën.

Shigjetari
Në dashuri ka njëfarë mërzie, veçanërisht për çiftet që janë bashkëpunuar prej shumë vitesh. Mos ngrini polemika të panevojshme. Megjithatë në punë nuk do ju mungojnë idetë, kreativiteti është në anën tuaj.

Bricjapi
Afërdita në shenjën tuaj po favorizon ndjenjat. Nga ana tjetër në punë është një periudhë stimuluese për të nisur bashkëpunime të reja, nuk do mungojnë lajme të mira.

Ujori
Nëse jeni beqarë, kjo është dita e duhur për të pasur takime të lezetshme. Megjithatë në punë jeni paksa konfuzë, mundohuni të vini pak rregull.

Peshqit
Në dashuri, grindjet mund të ndodhin edhe për arsye të parëndësishme, unë rekomandoj të bëni kujdes. Kurse në punë ndiheni pak të lodhur dhe toleranca juaj është duke u vënë në provë. /Lajmi.net/