DASH rrit paralajmërimin nga niveli 3 në 4 për udhëtimet drejt Izraelit

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka paralajmëruar amerikanët të mos udhëtojnë drejt Izraelit “për shkak të konfliktit të armatosur, terrorizmit dhe trazirave civile”. Gjithashtu qytetarët amerikanë këshillohen të mos udhëtojnë në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Këshilla e Nivelit 4 u lëshua në përgjigje të autorizimit të Departamentit të Shtetit për anëtarët e familjeve të personelit…

Bota

16/06/2025 18:52

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka paralajmëruar amerikanët të mos udhëtojnë drejt Izraelit “për shkak të konfliktit të armatosur, terrorizmit dhe trazirave civile”. Gjithashtu qytetarët amerikanë këshillohen të mos udhëtojnë në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Këshilla e Nivelit 4 u lëshua në përgjigje të autorizimit të Departamentit të Shtetit për anëtarët e familjeve të personelit të qeverisë amerikane, si dhe të personelit jo-emergjent, që të largohen vullnetarisht për shkak të sulmeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe Iranit.

Ambasada e SHBA-së ka udhëzuar që të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të tyre të vazhdojnë të strehohen në vend dhe pranë banesave të tyre deri në njoftim të mëtejshëm”.

Këshilla e mëparshme për udhëtime për Izraelin dhe Bregun Perëndimor ishte e Nivelit të 3-të.