“Dardanët” premtojnë organizim të mirë në ndeshjen ndaj Qipros – kërkojnë fitore nga futbollistët
Tifozët e kombëtares së Kosovës kanë premtuar një organizim madhështor në ndeshjen që skuadra e tyre do ta luajë të enjten prej orës 18:00.

Sport
Kundërshtar i parë i “Dardanëve” do të jetë skuadra e Qipros, e renditur nga FIFA dy pozita më lart sesa Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, tifo-grupi njofton se janë duke përgatitur forma organizimi për këtë ndeshje më ndryshe, por se në këmbim të kësaj kërkoijnë fitore.
“Periudha më e bukur po rikthehet. Emocionet që sjell kombëtarja janë unike. Pasnesër, më 2 qershor, në orën 18:00. Njoftojmë anëtarët e Dardanëve që ditën e enjte, në ora 15:00, do të grumbullohemi për ta parë ndeshjen. I vetmi rezultat që presim është fitorja.
Gjatë ditëve në vijim do t’ju mbajmë të informuar dhe përditësuar rreth nismave dhe planeve që kemi ndërmend t’i marrim.Jemi përkujdesur që ky grumbullim të mos jetë dosido për nga organizimi. Do t’ua lëmë veprave të flasin më së miri.Mirëpo, pikë së pari t’i arkëtojmë pikët e plota në Qipro.
Përpara bijtë e Dardanisë”, shkruajnë Dardanët në Facebook. /Lajmi.net/