Dardanët në epërsi pas 45 minutave të parë

Kombëtarja e Kosovës në futboll po avancon ndaj Lituanisë në ndeshjen e tretë të grupit C2 të Ligës së Kombeve. Pas 45 minutave të para rezultati në stadiumin “Dariaus Ir Gireno” është 0:1 për “Dardanët”. Autor i golit ishte Edon Zhegrova në minutën e 20-të, pas asistimit të Musliut. Kosova momentalisht renditet e dyta në…

Sport

12/10/2024 16:07

Kombëtarja e Kosovës në futboll po avancon ndaj Lituanisë në ndeshjen e tretë të grupit C2 të Ligës së Kombeve.

Pas 45 minutave të para rezultati në stadiumin “Dariaus Ir Gireno” është 0:1 për “Dardanët”.

Autor i golit ishte Edon Zhegrova në minutën e 20-të, pas asistimit të Musliut.

Kosova momentalisht renditet e dyta në grup me gjashtë pikë, po aq sa edhe Rumania në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.