Dardan Sejdiu paralajmëron padi për Ganimete Musliun

Dardan Sejdiu i Lëvizjes Vetëvendosjes ka paralajmëruar padi për Ganimete Musliun e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme

12/07/2017 23:02

“Kadri Veseli paska udhëzuar Ganimete Musliun që me shpifje personale të më sulmoj. Këto metoda tashmë te tejkaluara të ShIK nuk dhezin më”.

“Shpifjet nuk e bëjnë Kadrinë kryetar kuvendi e tash më qe besa e bëjnë humbëse të zgjedhjeve”.

“Nesër për Ganimeten padia e sot e nesër për Kadrinë veç humbja”, ka shkruar Sejdiu në profilin e tij në Facebook.

Musliu më herët i është kundërpërgjigjur Dardan Sejdiut të Vetëvendosjes, për deklaratën e tij kur tha se “Kadri Veseli nuk është figura unikikuese për kryetar të Kuvendit të Kosovës”.

“Sot paska fol edhe ylli i ri i estradës së kuqe sovjetike nga VV, Dardan Sejdiu, që po shijon “sukseset” e fitores humbëse të 11 qershorit dhe paska thëne se Kadri Veseli nuk është njeri i duhur për kryeparlamentar!?

Ani, mirë e ka, pasi tash ka fituar edhe mandatin e deputetit, ky ma i butë se ai shoku i tij “Skenderbeu” ( baba i tij me alltia u endeke në Kosovën e vrarë të vieve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij); por edhe ky Sejdia me nanën e vet, gjyqetare të dhunshme të Millosheviqit në Kosovë, duke punuar deri në 1999, me kanë me nxanë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të gjallë atëhere, nuk dihet a i kishin lëshuar të gjallë ndonjëhere prej gjyqit serb ku ka punuar!? E lëre ma kryetar shteti apo kryeparlamentar!?

Populli im, sa çudi kjo VV, ka mbledhë në fronte tërë këtë soj të këtyre njerëzve “patriot”! !!!!

Ama patriot!

Këta, për ata nuk e njohin shtetin e Kosovës, vec e dojnë me nostalgji bashkimin e madh … sovjetik”, ka shkruar Musliu në Facebook.