Dardan Molliqaj nuk e pranon Haki Abazin si përfaqësues i VV-së, fillon përplasja mes tyre

Haki Abazi nga Vetëvendosje dhe Dardan Molliqaj nga koalicioni PSD-AAK janë duke u përballur në një debat.

Lajme

11/09/2019 20:53

Të dy kanë filluar menjëherë përplasjet pasi Molliqaj tha se nuk e konsideron përfaqësues të VV-së, Abazin.

“Haki Abazi nuk e përfaqëson Vetëvendosjen. Ata nuk guxojnë me dalë me folë me të tjerët. Unë po vi me tregu se kam qef me diskutu me ta”, ka thënë Molliqaj, në emisionin Pressing të T7.

Abazi i ka thënë se ai po bën manipulime dhe i ka thënë se ka shkuar te haraçi.

Molliqaj tutje i ka thënë Abazit se është ‘një servi’.

Kandidati i VV-së për deputet i ka thënë Molliqajt se ajo që deklaroi është një gënjeshtër.