Dardan Krasniqi: Mërgata, fajtore që Kosova ka stagnuar
Kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndikimin e saj mbi mërgatën kosovare. Ai ka theksuar se një nga arsyet kryesore për stagnimin e Kosovës është trajtimi i mërgatës nga udhëheqësit aktualë. “Kogja një faj të madh pse Kosova ka stagnuar është pikërisht për shkak të mërgatës.…
Lajme
Kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndikimin e saj mbi mërgatën kosovare.
Ai ka theksuar se një nga arsyet kryesore për stagnimin e Kosovës është trajtimi i mërgatës nga udhëheqësit aktualë.
“Kogja një faj të madh pse Kosova ka stagnuar është pikërisht për shkak të mërgatës. Mërgata është pjesa më e lavdishme e këtij vendi, më e dhimbshme, dhe ka shumë njerëz të mirë dhe me shumë kapital, por Albin Kurti ua ka thyer kurrizin. Me këtë mentalitet të VV-së, lëre më që shqiptarët nuk po kthehen sa janë gjallë në Kosovë, por tash edhe po varrosen në mërgim”, tha Krasniqi.
Sipas tij, mërgata përbën pjesën më të lavdishme dhe më të dhimbshme të vendit, me njerëz të aftë dhe me kapital, por ekipi i Kurtit ka dështuar në përkrahjen e saj.
Krasniqi paralajmëron se, me mentalitetin aktual të VV-së, shqiptarët jo vetëm që nuk po kthehen në Kosovë, por edhe po varrosen jashtë vendit.
Ai ka shtuar se mbështetja e mërgatës ndaj VV-së është vetëm një “farë fryme” dhe nuk përbën substancë reale, duke theksuar se me këtë ekip që drejton Vetëvendosja, Kosova e ka të garantuar dështimin.
“Mbështetja e mërgatës ndaj VV-së është një farë fryme, nuk është substancë. Mërgata le të vazhdojë ta votojë Albin Kurtin, po iu drejtohem që vetëm atë le ta votojnë, por me këtë ekip që ka VV-ja, Kosova e ka të garantuar dështimin”, tha ai në Blic Interview me Astrit Gashin.