Dardan Berisha lëndohet, Peja mbetet pa kapitenin
Klubi basketbollistik Go+Peja e ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se kapiteni i skuadrës, Dardan Berisha, ka pësuar lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar. Klubi verdhezi i ka uruar Berishës rikuperim të shpejtë dhe rikthim sa më të hershëm në parket, ndërsa mungesa e tij paraqet një humbje të…
Sport
Klubi basketbollistik Go+Peja e ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se kapiteni i skuadrës, Dardan Berisha, ka pësuar lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.
Klubi verdhezi i ka uruar Berishës rikuperim të shpejtë dhe rikthim sa më të hershëm në parket, ndërsa mungesa e tij paraqet një humbje të madhe për ekipin në këtë fazë të sezonit.
Sipas informatave jozyrtare, Berisha pritet të mungojë rreth gjashtë javë, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Ulpiana Emra.
Basketbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2025 nuk u paraqit as të dielën mbrëma në ndeshjen ndaj Vëllaznimit, të cilën Go+Peja e humbi me rezultat 94:85.
Kapiteni i pejanëve ka qenë një nga lojtarët më stabilë të ekipit këtë edicion, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në të dyja fazat e lojës dhe duke qenë lider i padiskutueshëm i skuadrës.