Daniel Craig nuk u lejua të drejtonte “Aston Martin DB5” gjatë skenave të vozitjes me shpejtësi të madhe
Daniel Craig zbulon se nuk u lejua të drejtonte ikonën e James Bond, “Aston Martin DB5, gjatë skenave të vozitjes me shpejtësi të lartë për shkak të frikës së sigurisë.

ShowBiz
James Bond është i njohur për dashurinë e tij për makina të shpejta, më ikonikja i tij është “Aston Martin”, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Por, duket se Daniel Craig nuk lejohej të voziste “Aston Martin DB5” gjatë kohës kur po xhironte filmin e tij të fundit “007”, “No Time To Die”.
Aktori, 51 vjeç, tha për “Top Gear Magazine” të enjten se ai nuk mund të drejtojë dhe të veprojë në të njëjtën kohë pasi u pa se ishte shumë e rrezikshme, kështu që Mark Higgins do të merrte vendin e tij ndërsa filmonte skena të vozitjes me shpejtësi të lartë.
“Neve nuk na u lejua ta bëjmë atë, megjithëse unë vozis”, tha Craig.
“Ai është një aktor fantastik, kështu që fatmirësisht më lejon të vozis dhe unë e lë atë të bëjë aktrimin, kështu që ne kemi bërë një marrëveshje,” tha me shaka Higgins.
Daniel Craig ishte lënduar gjatë xhirimeve të një skene të filmit në Xhamajka, ndërsa u operua dhe iu desh kohë për rehabilitim.
Pritet që filmi i ri të lansohet në prill 2020. /Lajmi.net/