Dani Ceballos refuzon një klub nga Premier Liga

Dani Ceballos është i lumtur në Real Madrid. Ceballos ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 dhe pritet të vazhdojë edhe më tej në ‘Santiago Bernabeu’. Megjithatë, ‘Marca’ raporton që spanjolli ka pasur një ofertë nga një klubi në Premier Ligë, por ka refuzuar një lëvizje drejt Anglisë, transmeton lajmi.net. E përditshmja spanjolle nuk…

Sport

30/01/2023 15:48

Dani Ceballos është i lumtur në Real Madrid.

Ceballos ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 dhe pritet të vazhdojë edhe më tej në ‘Santiago Bernabeu’.

Megjithatë, ‘Marca’ raporton që spanjolli ka pasur një ofertë nga një klubi në Premier Ligë, por ka refuzuar një lëvizje drejt Anglisë, transmeton lajmi.net.

E përditshmja spanjolle nuk tregon se cili klub ka kërkuar shërbimet e mesfushorit, por vetëm që ai nuk ka pranuar një lëvizje drejt ligës angleze.

Kujtojmë që Ceballos ka luajtur në Premier Ligë gjatë huazimit nga Reali në Arsenal./Lajmi.net/