Dallgët nxjerrin 60 milionë euro kokainë në plazhe

Javët e fundit, dallgët e detit kanë nxjerrë në brigjet franceze rreth 760 kg kokainë të ndara në pako, me vlerë rreth 60 milionë euro.

Fun

12/11/2019 14:01

Pakot janë shfaqur në plazhe të ndryshme, jo shumë pranë, dhe policia ka nisur një hetim për të zbuluar origjinën.

Kokaina, sipas autoriteteve, ka pastërti shumë të veçantë, ndaj është e rrezikshme dhe për mbidozë, ndaj policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë sapo t’i gjejnë.