Dalja në votime në Gjakovë e ulët, qytetarët tregojnë çfarë presin nga këto zgjedhje

Në qendrën më të madhe të votimit në komunën e Gjakovës “ Yll Morina” nga ora 07:00 – 09:00 kanë votuar vetëm 135 qytetarë, në të cilën mbi 11 mijë qytetarë kanë të drejtë vote në 11 vendvotime, e asnjë me kusht. Drejtoresha e shkollës “Yll Morina”, Aida Stublla tregon se deri me tani procesi…

Lajme

09/11/2025 10:11

Në qendrën më të madhe të votimit në komunën e Gjakovës “ Yll Morina” nga ora 07:00 – 09:00 kanë votuar vetëm 135 qytetarë, në të cilën mbi 11 mijë qytetarë kanë të drejtë vote në 11 vendvotime, e asnjë me kusht.

Drejtoresha e shkollës “Yll Morina”, Aida Stublla tregon se deri me tani procesi zgjedhor në këtë qendër ka shkuar në rregull dhe se materiali zgjedhor nga KQZ është pranuar në orën 6:20.

“Deri më tani gjithçka ka qenë rregull e qetë, presim tutje masë më të madhe (të votuesve).. Po fiks në ora 07:00 të gjitha përgatitjet kanë qenë para orës 07:00. Ka ardh rreth orës 6:20 gjithçka ka qenë në rregull. Qendra jonë është një prej qendrave më të mëdha, afërsisht rreth 11 mijë votues në 11 qendra. Nga ora 07:00 deri 09:00 sipas informatave gjithsejtë 135 votues kanë votuar deri më tani”, tha Stublla.

Ndërsa, qytetarët presin nga këto zgjedhje që të fitoj më i miri.

Qytetari Halil Morina tha se procesi i votimit shkoi në rregull.

“Në rregull ishte gjithçka, dolëm votuam për atë që e meriton.. Deri tani ishte në rregull, të shohim në fund, le të fitoj më i miri “, tha Morina.

Ndërsa, Vera Nokaj pret ende më mirë për Gjakovën.

“Shumë mirë…ka bo edhe më mire”, tha Nokaj.

E Haxhi Sadrija u shpreh se qytetarët nuk janë edhe aq te interesuar për të dala me shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

“Sa e pashë mire, por si duket pak ishin të interesuar për te votuar.. me siguri e kanë lënë për më vonë .. sa më mirë për ne”, tha Sadrija.

Në Komunën e Gjakovës në garë janë kandidati për kryetarë Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gol kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë komunë, të drejtë vote kanë mbi 121 mijë votues në 37 qendra te votimit./kp