Dalja e parë publike e Marinës dhe Getit si burrë e grua
Të dielën në "Tv Klan" filloi spektakli "C'est la vie", kryefjalë e të cilit është muzika.
ShowBiz
Në emisionin e parë në skenë u ngjit grupi Threedots, Big Mama, Anxhela Peristeri, Erik Lloshi, etj., që dhuruan shumë atmosferë dhe muzikë të mirë, shkruan Prive.al.
Por, kush do të jenë të ftuarit e “C’est la vie” fundjavën që vjen?
Mësohet se në skenën e “C’est la vie” do të ngjitet një grupi i repit që premtojnë shumë atmosferë dhe audiencë të sigurt.
Grupi Babastars do të jenë të ftuarit e radhës në Tv Klan, ndërkohë mësohet se kanë nisur regjistrimet për spektaklin e radhës që do të transmetohet në fundjavë.
Kjo sigurisht është edhe dalja e parë e Marinës dhe Getit si burrë e grua pas dasmës së tyre.
S’na mbetet gjë tjetër vetrëm sa të presim fundjavën për të zbuluar më shumë mbi surprizat që ka rezervuar “C’est la vie”.