Dalin rezultatet e 1973 testimeve në Premierligë

Premierliga ka konfirmuar se ka pasur zero raste pozitive me koronavirus në raundin e fundit të testimit.

Sport

06/07/2020 21:26

Një total prej 1,973 lojtarësh dhe stafi i klubit u testuan midis 29 qershorit dhe 5 korrikut, njoftoi liga të hënën, përcjell lajmi.net.

Në raundin e mëparshëm të testimit, kishte pasur vetëm një rezultat pozitiv.

Do të thotë se ka pasur 19 rezultate pozitive nga 16.280 testet e kryera që nga 17 maj.

Kampionati elitarë anglezë u kthye nga një pezullim tre-mujor mes pandemisë më 17 qershor.

Sezoni i Premierligës do të përfundojë në 26 korrik, me finalen e Kupës së FA të planifikuar të zhvillohet në 1 gusht. /Lajmi.net/