Dalin pamjet kur kampioni i Evropës sulmon disa persona në Moskë

Kampioni evropian i boksit, Nikita Ivanov, raportohet se plagosi katër persona jashtë një restoranti në qendër të Moskës të dielën. Tani janë publikuar edhe pamjet e momentit, përcjell lajmi.net. Ai kishte pasur më parë probleme me ligjin, thanë autoritetet kompetente për agjencinë ruse të lajmeve TASS. European boxing champion Nikita Ivanov started shooting near a…

Sport

07/11/2023 17:04

Kampioni evropian i boksit, Nikita Ivanov, raportohet se plagosi katër persona jashtë një restoranti në qendër të Moskës të dielën.

Tani janë publikuar edhe pamjet e momentit, përcjell lajmi.net.

Ai kishte pasur më parë probleme me ligjin, thanë autoritetet kompetente për agjencinë ruse të lajmeve TASS.


“Personi i arrestuar për të shtëna në afërsi të një restoranti në Moskë është 37-vjeçari Nikita Ivanov, kampion i Evropës në boks”, tha bashkëbiseduesi i agjencisë, duke shtuar se ky nuk është incidenti i parë në të cilin sportisti përballet me dënim me burg.

Tre vjet më parë, Ivanov rrahu boksierin Basir Mirsiabov në tren. Mirsijabov u shtrua në spital në gjendje të rëndë dhe më pas Ivanov u dërgua në paraburgim nga policia.

Boksieri u arrestua edhe në vitin 2021, kur konduktori në metronë e Moskës e gjobiti me 5 mijë rubla për mosmbajtjen e dorezave gjatë pandemisë së koronavirusit./Lajmi.net/