Dalin pamje nga përleshjet e lojtarëve të Arsenalit në sezonin e kaluar
Dokumentari “All or nothing”, që këtë vit po i kushtohet Arsenalit, i ka nxjerrë në pah disa prapaskena jo fort të këndshme në kampin e “topçinjve”. Në traillerin e publikuar së fundi shihet një moment përleshjeje në mes të Cedric Soares dhe Alexandre Lacazette, transmeton lajmi.net. Ky episod shihet se ka ndodhur në stërvitje dhe…
Sport
Dokumentari “All or nothing”, që këtë vit po i kushtohet Arsenalit, i ka nxjerrë në pah disa prapaskena jo fort të këndshme në kampin e “topçinjve”.
Në traillerin e publikuar së fundi shihet një moment përleshjeje në mes të Cedric Soares dhe Alexandre Lacazette, transmeton lajmi.net.
Ky episod shihet se ka ndodhur në stërvitje dhe për ta ndalur një eksalim të situatës u desh të ndërhynin edhe lojtarë të tjerë.
E gjitha kjo mendohet të ketë ndodhur në kohën kur Arsenali vuante për regjistrimin e rezultateve pozitive.
Më poshtë gjeni pamjet e kësaj përleshjeje. /Lajmi.net/
Coming to Prime Video, August 4 ?#AONArsenal
— Arsenal (@Arsenal) July 19, 2022