Dalin në ankand tekstet e këngëve që 2Pac ka shkruar në burg

Tekstet që 2Pac ka shkruar do të shiten për 50 mijë deri në 80 mijë dollarë.

ShowBiz

10/09/2015 16:38

Tekstet e këngëve të shkruara nga reperi Tupac Shakur kur ai ishte në burg, pritet të shiten për 50.000-80.000 dollarë kur të dalin në ankand në fund të këtij muaji në Londër.

“Jemi shumë të lumtur që e kemi këtë artikull në shitjet tona. Është një gjë shumë e rallë dhe jemi të sigurt që do të ngjallë shumë interesim”, ka thënë Gabriel Heaton, ekspert i Sotheby për libra dhe dorëshkrime.

Albumi i Tupac “All eyez on me”, i publikuar katër muaj pasi reperi kishte dalë nga burgu, ku po e vuante dënimin për shkak të sulmit seksual, është shitur më shumë se gjysmë milionë kopje që në javën e parë.

Ky ishte edhe albumi i tij i fundit, para se të qëllohej për vdekje në shtator të vitit 1996 në Las Vegas.