Dalin formacionet zyrtare të Gjermanisë dhe Danimarkës

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet përballja tejet interesante e Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Danimarkës. Stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit do të jetë nikoqir i përballjes së sotme, e cila i takon raundit të 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024. Gjermania e mbylli fazën e grupeve si lidere, në një…

Sport

29/06/2024 20:12

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet përballja tejet interesante e Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Danimarkës.

Stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit do të jetë nikoqir i përballjes së sotme, e cila i takon raundit të 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Gjermania e mbylli fazën e grupeve si lidere, në një grup ku ishin Zvicra, Hungaria dhe Skocia. Në anën tjetër, Danimarka përfundoi e dyta në grupin e saj ku ishin edhe Anglia, Sllovenia dhe Serbia.

Përballja e fundit mes Gjermanisë dhe Danimarkës daton në muajin qershor të vitit 2021, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, për shkak të kartonëve të verdhë te Gjermania mungon Jonathan Tah, kurse te Danimarka mungon Morten Hjulmand.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.