Dalin detaje të reja në lidhje me vdekjen e dyshimtë të volejbollistes 18-vjeçare

Volejbollistja italiane Julia Ituma ndërroi jetë natën mes të mërkurës dhe të enjtes, kur ra nga dritarja e një dhome hoteli në Stamboll. Volejbollistja fatkeqe nga Novara, e cila ishte vetëm 18 vjeçe, po fliste në telefon me një person vetëm pak minuta para vdekjes së saj. Më pas ajo hyri në dhomën që ndante…

Sport

14/04/2023 17:22

Volejbollistja italiane Julia Ituma ndërroi jetë natën mes të mërkurës dhe të enjtes, kur ra nga dritarja e një dhome hoteli në Stamboll.

Volejbollistja fatkeqe nga Novara, e cila ishte vetëm 18 vjeçe, po fliste në telefon me një person vetëm pak minuta para vdekjes së saj.

Më pas ajo hyri në dhomën që ndante me shoqen e dhomës, volejbollisten spanjolle, Lucia Varela Gomez, transmeton lajmi.net.

Videoja e frikshme, në të cilën Julia Ituma ecën nëpër korridorin e hotelit, dhe më pas ulet pranë derës së dhomës, duke shtrënguar kokën dhe duke qarë, ka trazuar të gjithë Evropën.

Policia në Turqi ngadalë por me siguri po bashkon pjesët dhe po bën gjithçka që mundet për të kuptuar sa më shpejt pse vdiq Julia Ituma. A ishte vdekja e saj një aksident, apo ajo i mori jetën qëllimisht.

Nëna e saj Elizabeth ka mbërritur dje në Stamboll dhe ka shkuar menjëherë në vendin e tragjedisë.

“Nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur. Si eshte e mundur? E pashë Xhulinë para disa ditësh, doli nga shtëpia, shkonte në shkollë me autobus. Ajo ishte një vajzë shumë e qetë dhe e këndshme. Ata e zbuluan talentin e saj sportiv në shkollën fillore”, tha Mamadou Dijane, një mike e familjes së saj.

Pas shikimit të videos, policia konstatoi se Julija Ituma ishte duke ecur në korridor nga ora 22:30 deri në 23:50 dhe duke folur me dikë në telefon. Ajo pati një bisedë me një të ri nga një institut privat në Novara. Ai është marrë në pyetje nga policia italiane.

“Biseduam për një orë. Pastaj më zuri gjumi. Më zgjoi policia dhe më tha që Xhulia është zhdukur”, tha ai, me policinë që i fsheh identitetin.

Julia Ituma lindi në Milano në vitin 2004 si vajza e dytë e një çifti emigrantësh nga Nigeria. Ajo u rrit në lagjen Bovisasca, në periferi veriore të Milanos. Ajo jetonte me prindërit e saj, motrën e saj më të madhe Vanessa dhe vëllain e saj të vogël 15-vjeçar./Lajmi.net/