Daka për Kurtin: Edhe me dashtë me kthy ose me heqë, nuk mundem

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka folur rreth certifikimit të Albin Kurtit dhe kandidatëve të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin.

Lajme

21/01/2021 21:38

Daka në T7 tha se ajo personalisht nuk mund të vendos për certifikimin e Kurtit, sepse kjo vendoset në mbledhje të KQZ-së ku Daka e ka vetëm një votë.

“Unë as nuk e kam dërgu shkresën, as nuk e kam nënshkru shkresën as nuk muj me vendos unë, edhe me dashtë me e kthy Albin Kurtin, edhe me dashtë me e heqë Albin Kurtin ose këdo tjetër nuk mundem sepse unë e kam vetëm një votë dhe për cdo gjë vendos KQZ-ja. Nesë KQZ-ja nesër në orën 2 kur do të jetë mbledhja e KQZ-së për certifikim të subjekteve politike dhe të kandidatëve vendos që këta 47 kandidatë të kthehen në lista, do të kthehen në lista”, tha Daka.