Dafina për DJ Geek: Ai nuk mund të jetojë pa mua

Dafina ka nxitur thashethemet me postimin e fundit.

ShowBiz

09/06/2020 18:03

Dafina Zeqiri muaj më parë është përfolur shumë për lidhjen me DJ Geek, shkruan lajmi.net.

Por, këngëtarja para pak kohësh ka deklaruar se ajo dhe Geek i kanë ndarë rrugët, ngase sipas saj puna dhe dashuria nuk shkojnë bashkë.

Megjithatë, edhe pas ndarjes dyshja duket se kanë ruajtur raportet e mira mes veti, ngase shihen shumë shpesh në shoqëri të njëri-tjetrit.

Së fundi, Dafina publikoi një video të DJ Geek, në mbishkrimin e të cilës shkruan “Ai nuk mund të jetojë pa mua”.

“A je pendu” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dafina në bashkëpunim me Cricket, ndërsa tani po përgatitet për albumin e ri. /Lajmi.net/