Daçiq takohet me sekretarin amerikan Pompeo, ja çfarë i ka thënë për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo.

Lajme
Në inaugurimin e presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo.
Gjatë bisedës së tyre të shkurtër, Daçiq e njoftoi Pompeon për gjendjen e tanishmë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Daçiq po ashtu ka ftuar Pompeon ta vizitojë Serbinë.
Daçiq në Brazil është takuar edhe me Ministrin e ri brazilian të Punëve të Jashtme, Ernesto Arauzo, të cilin e ka njoftuar për qëndrimin e Serbisë në lidhje me Kosovën dhe fazën e tanishme të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. /Lajmi.net/