Daçiq: Mendonin se Parlamenti është vend për pensionistët, por kjo është e gabuar

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e largoi atë, për ta dërguar në Kuvend, por u dakorduan që ta forcojnë këtë institucion.

Lajme

26/10/2020 09:07

“Unë nuk u tërhoqa, por Vuçiq dhe unë vendosëm që institucioni duhej të forcohej. Asnjë lider i partisë nuk ka qenë kurrë shef Parlamenti, sepse të gjithë kërkonin të matnin fuqinë e tyre përmes degës ekzekutive”, tha ai.

I pyetur se çfarë politike do të udhëheq, kur dihet që SNS ka shumicën në Parlament, Daçiq tha se SNS është dominante edhe në Qeveri.

“Funksioni nuk e bën një person, por një person funksionin. Unë jam aty për të vepruar në mënyrë efikase dhe për të punuar mirë dhe për të formuar një front të përbashkët të qeverisë. Unë e di që të gjithë tani do ta interpretojnë atë në mënyrën e tyre, por Vuçiq nuk kishte pse të ma ofronte atë vend, sepse s’kishte qëllime të këqija. Biseduam për këtë për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

Madje ai tha se me Vuçiq-in vazhdojnë të jenë miq, por që ky është vetëm një moment në historinë politike, që do të jetë i harruar në vitet e ardhshme.

“Ne do të kemi një dialog me Prishtinën, presion në lidhje me skenën ndërkombëtare si dhe bisedime në lidhje me Bashkimin Evropian. Kishte një problem se të gjitha mendonin se Parlamenti është një vend për pensionistët, por kjo është e gabuar.”, tha Daçiq./Lajmi.net/