Daçiq i shkruan Ban Ki Moon-it: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO i papranueshëm

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq i ka shkruar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon-it pas kërkesës së Kosovës të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Lajme

26/07/2015 12:18

Daçiq këtë e ka bërë të ditur duke shtuar se një iniciativë e tillë është e papranueshme për Serbinë, raporton rts, transmeton lajmi.net

Ivica Daçiq në letër ka shkruar që Serbia nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj në raport me Kosovën, edhe pse thuhet që kërkesat e Kosovës për t’u bashkëngjitur në organizatat ndërkombëtara janë jashtë kontekstit të marrëveshjes për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal.

Ajo është e papranueshme për Serbinë, ka deklaruar Daçiq.

“Kosova si territor në përputhje me rezolutën e vlefshme dhe detyruese SB UI 1244 (1999), nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara, në të cilin kontekst nuk mund të cilësohet si shtet në subjektin e të drejtave ndërkombëtare, nuk mund të kualifikohet për t’u pranuar në UNESCO”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se me çdo pranim i Kosovës do të përbënte shkelje të të drejtave, dhe se do të ndikonte direkt në punën që Kombet e Bashkuara bëjnë për të arritur paqe dhe stabilitet në rajon. /lajmi.net