Dacic sërish për zgjedhje në Kosovë
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, do të qëndrojë në Veriun e Mitrovicës, më 15 nëntor, dy ditë para rivotimeve atje.

Lajme
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, do ta vizitojë sërish Kosovën, më 15 nëntor, dy ditë para se të përsëriten zgjedhjet në tri vendvotimet në Veri, të cilat ishin ndërprerë më 3 nëntor pasi ato ishin sulmuar nga ekstremistë serbë.
Mediat serbe kanë raportuar se Dacic do të qëndrojë në Veriun e Mitrovicës, për t’i ftuar serbët që të dalin masivisht në zgjedhje.
Dacic u ka bërë apel serbëve të Veriut të Mitrovicës që të dalin në rivotim më 17 nëntor, pasi që, siç ka thënë, “ashtu qysh te lypin, edhe do ta gjejnë”.
Ai ka thënë se mungesa e pjesëmarrjes së komunitetit serb në rivotim do të lejojë zgjedhjen e një shqiptari në krye të Komunës.
“Le ta bajnë me shëndet kryetarin shqiptar nëse nuk dalin në zgjedhje”, ka thënë Dacic, ditë më parë.