Dacic dhe Borchardt për zgjedhjet

Shefi i EULEX’it, Bernd Borchardt, është takuar sot me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në Veri si dhe për rivotimet që do të zhvillohen atje me 1 dhjetor.

Lajme

14/11/2013 16:25

EULEX’i do të ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar një ambient të sigurt gjatë rivotimit më 17 nëntor, në tre qendra të votimit në Veri të Mitrovicës.

Kështu ka deklaruar Shefi i EULEX’it, Bernd Borchardt, gjatë një takimi që ka zhvilluar me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic dhe Shefit të EULEX’it, Bernd Borchardt, është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në Veri.

Dacic dhe Borchardt, gjatë këtij takimi të zhvilluar në Beograd, kanë rënë dakord se sundimi i ligjit dhe siguria, premtojnë një stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë, njofton Qeveria e Serbisë përmes një komunikate të cilën e transmeton Tanjug.

Sipas kësaj komunikate, thuhet se shefi i EULEX’it ka premtuar se do të sigurojë që rivotimi të organizohet në një atmosferë të mirë dhe pa pengesa.

Dacic ka thënë se Serbia është e angazhuar në dialog me Prishtinën dhe në implementimin e marrëveshjes së Bruksleit.

“Ne jemi të përkushtuar në dialogun me Prishtinë, si dhe presim që EULEX’i të kryej punën e tyre në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, duke qenë neutral ndaj statusit”.