D+: Nga 334 shërbime publike në Kosovë vetëm 36 janë të digjitalizuara

Organizata Jo Qeveritare, Democracy Plus, ka bërë një hulumtim për procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike në Kosovë. Gjetjet tregojnë që shumica e shërbimeve publike të marra nga ministritë kërkojnë prani fizike të qytetarëve për të dorëzur dokumente duke shkaktuar barrë administrativë në kontekst të kohës dhe kostos financiare për qytetarë dhe biznese. Sipas tyre,…

Lajme

08/11/2024 16:26

Organizata Jo Qeveritare, Democracy Plus, ka bërë një hulumtim për procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike në Kosovë.

Gjetjet tregojnë që shumica e shërbimeve publike të marra nga ministritë kërkojnë prani fizike të qytetarëve për të dorëzur dokumente duke shkaktuar barrë administrativë në kontekst të kohës dhe kostos financiare për qytetarë dhe biznese.

Sipas tyre, ministritë ofrojnë 343 shërbime publike dhe për t’i marrë ato qytetarët duhet të mbledhin 2250 dokumente.

Sipas D+, Ministria që udhëheq me numrin më të madh të dokumenteve të kërkuara, ne mesatare, për shërbim është MMPHI me 11.71 dokumente, kjo paraqet barrë të lartë administrative për çdo qytetarë/e dhe biznes. Ndërkaq MPJD-ja ka mesataren më të ulët me vetëm dy dokumente të kërkuara për shërbim

“Shumë pak nga këto shërbime mund të qasen online. Nga këto 343 shërbime, qytetarët mund të aplikojnë online vetëm për 36 shërbime (10.5%) dhe vetëm 11 (3.2%) shërbime ofrohen plotësisht online. Kjo shpërfaq një boshllëk të madh midis qasjes online të formularëve dhe ofrimit të plotë të shërbimit online”.

Tutje, thuhet se qytetarët duhen të paguajnë një tarifë për 226 nga 343 shërbime që ofrojnë ministritë.

“Ministritë kanë një afat të caktuar për përgjigje në 85% të shërbimeve që ofrojnë. Koha e përgjigjes nga ministria varion nga 1 ditë tek Ministria e Punëve të Jashtme deri në 90 ditë tek Ministria e Drejtësisë”, thuhet tutje në hulumtim.

“Demokraci Plus po mbështet Zyrën për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit për të eliminuar barrën administrative dhe digjitalizuar shërbimet publike. Këto reforma në administratë do t’u ofrojnë qytetarëve dhe bizneseve shërbime digjitale, më të shpejta dhe më të përballueshme”.