Cunah pas transferimit në Wolves: Jam i lumtur si një fëmijë

Sulmuesi brazilian Matheus Cunha do të vazhdojë karrierën e tij në radhët e Premier Ligës angleze Wolverhampton Wanderers. Cunha mbërriti në stadiumin ‘Molineux’ si huazim nga Atletico Madrid me një opsion për të blerë kontratën në fund të sezonit. I riu brazilian i ka kaluar 18 muajt e fundit nën drejtimin e Diego Simeone në…

Sport

26/12/2022 22:21

Sulmuesi brazilian Matheus Cunha do të vazhdojë karrierën e tij në radhët e Premier Ligës angleze Wolverhampton Wanderers.

Cunha mbërriti në stadiumin ‘Molineux’ si huazim nga Atletico Madrid me një opsion për të blerë kontratën në fund të sezonit.

I riu brazilian i ka kaluar 18 muajt e fundit nën drejtimin e Diego Simeone në Atletico Madrid, pasi ka luajtur më parë për Sion, RB Leipzig dhe Hertha Berlin.

Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren braziliane në shtator 2021 dhe ka bërë tetë paraqitje deri më tani.

Me fanellën e “Selecaos” fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio, por nuk ishte në mesin e pjesëmarrësve të Kampionatit Botëror të Katarit.

“Unë besoj në këtë projekt. Jam i emocionuar që do të luaj në Premier Ligë, jam i lumtur si një fëmijë”, tha ai për faqen e klubit.

Wolverhampton aktualisht është në fund të Premier Ligës me 10 pikë, katër jashtë zonës së sigurisë.

“Situata në të cilën u futa nuk është më e mira. Por unë besoj te klubi, besoj te trajneri dhe ky mentalitet”, shtoi ai./Lajmi.net/