Cuadrado: Ronaldo priste me padurim rikthimin, është armë shtesë për ne

Mbrojtësi i Juventusit, Juan Cuadrado ka zbuluar se bashkëlojtari Cristiano Ronaldo me padurim e ka pritur rikthimin në fushën e gjelbër.

Sport

03/11/2020 19:00

Portugezi ishte i prekur nga Covid-19, andaj humbi disa përballje interesante e mes tyre edhe ndeshjen ndaj Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Cuadrado theksoi se Ronaldo priste me padurimin rikthimin dhe e ka quajtur armë shtesë për skuadrën italiane.

“Ronaldo është shumë i lumtur, ai me padurim priste të rikthehet dhe të luante, gjë që e patë që prej momentit që hyri në fushë. Është armë shtesë për ne, të gjithë e dimë çfarë i sjellë skuadrës”.

“Është shumë i sigurt dhe na ndihmon gjithashtu, është profesionist dhe dëshiron të fitojë gjithçka”, u shpreh ai.

Ndeshja e radhës për “Bianconerët” është ndaj Ferencvaros në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/