CS GO: Bad News Eagles fitojnë “Cash Cup”, triumfojnë me rikthim ndaj Ungentium

Ekipi i përfaqësuar nga lojtarët kosovarë, “Bad News Eagles” kanë arritur të fitojnë "Cash Cup", duke mposhtur në finale ekipin “Ungentium”.

Sport

13/02/2022 21:19

“Bad News Eagles” pas një starti jo të mirë, arritën të bëjnë përmbysje për të fituar trofeun, shkruan lajmi.net.

Fillimisht u mposhtën në mapin “De Nuke” bindshëm nga kundërshtarët, ku pikët përfundimtare dolën të jenë 9 – 16.

Por, ekipi i ndërtuar nga pesë lojtarët: Gxx, Juanflatrro, Sinnopsy, Sener1 dhe rigoN, bënë përmbysje në dy mapet e tjera për të fituar trofeun.

Mapi “De Mirage” riktheu në lojë “Bad News Eagle”, ku fituan me rezultat të ngushtë 16 – 13, ndërsa fitoren e siguruan në mapin e fundit që doli të jetë “De Ancient”.

Në këtë map, lojtarët tanë dominuan nga fillimi dhe fituan me rezultat 16 – 9.

Ndërkohë, nuk është bërë publike, sa është çmimi i këtij turneu.

Kujtojmë, se edhe në herën e fundit, pesë kosovarët ishin kampion për këtë turne, veçse atëherë përfaqësonin ekipin “Blink”./Lajmi.net/